Aktivitetet

E enjte, 2 tetor 2014, Strasburg 

Takimi deputetes Nora Aliti me z. Janez Kopaç 

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti, realizoi takim me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit Evropian të Energjetikës, z. Janez Kopaç, në të cilën u diskutua për aktivitetet e Republikës së Maqedonisë për realizimin e fazës së fundit të harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me të drejtën e BE-së, e që ka të bëjë me harmonizimin edhe me dy direktiva dhe dy rregullativa të a.q. "Pako e tretë".  

Njëkohësisht, u theksua, se me këtë harmonizim, duhet të rregullohen rregullat e përbashkëta dhe kushtet për qasje në rrjetet për këmbim tejkufitar në tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe gazit natyror në Bashkimin Evropian.  

Në lidhje me Marrëveshjen për Komunitetin e Energjetikës ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe Komunitetit Evropian, u theksua se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, benefitet nga tregu i brendshëm të energjisë së BE-së u zgjeruan edhe në vendet nënshkruese, ndër të cilat është edhe Maqedonia. 

Click