Aktivitetet

E mërkurë, 26 nëntor 2014, Strasburg 

Takimi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me z. Ivo Vajgëll 

Në kuadër të mbajtjes së mbledhjes së 12-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar RM-BE, që mbahet sot dhe nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në komitetin në përbërje me: z. Kenan Hasipi, kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim (bashkëkryesues i këtij Komiteti), z. Artan Grubi, nënkryetar i Delegacionit (zëvendësbashkëkryesues i Komitetit), z. Antonio Molloshoski, znj. Sillvana Boneva, z. Vlladimir Gjorçev, anëtarë dhe z. Bekim Fazliu, zëvendësanëtar i Delegacionit, u takua me z. Ivo Vajgëll, eurodeputet slloven dhe raportues për Republikën e Maqedonisë në Komisionin për Punë të Jashtme. 

Si mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë, z. Vajgëll theksoi se e respekton Republikën e Maqedonisë, e pranon me emrin e saj kushtetues dhe para së gjithash e respekton identitetin maqedonas, gjë që është në drejtim edhe të pozitës sllovene në lidhje me këtë çështje. Shprehu keqardhje që megjithëse vendi ka marrë gjashtë rekomandime me radhë, ende nuk ka filluar negociata, dhe theksoi se në mandatin e tij do të angazhohet me sinqeritet dhe me përkushtim në tejkalimin e këtij absurdi, që të zhbllokohet ky proces. Ai shprehu angazhimin e tij për mbrojtjen e interesave të Republikës së Maqedonisë, sepse koha dhe gjendja aktuale tregojnë se nevojitet racionalizim i disa gjendjeve stereotipe dhe mënjanim të "patronizimit" të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kritikat ndaj arritjes së shteteve nga këto hapësira, të cilët një kohë të gjatë kanë qenë në konflikte luftarake reciproke, duhet të zbuten dhe duhet të tregohet transparencë më e madhe ndaj Ballkanit. 

Z. Hasipi, duke e përgëzuar për zgjedhjen e funksionit, shkurtimisht e arsyetoi situatën politike aktuale në RM, për gjendjen specifike në të cilën gjendet vendi në procesin eurointegrues, i cili përveç kontestit me emrin, ballafaqohet edhe me kërkesa tjera. Edhe pse të gjitha këto gjendje në mënyrë të paevitueshme shpijnë në paraqitje të euroskepticizmit, Republika e Maqedonisë vazhdon me reformat, përmes planeve aksionare dhe aktiviteteve konkrete në procesin eurointegrues, në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore. Në lidhje me mospranimin e mandateve të deputetëve nga partia më e madhe opozitare, z. Hasipi theksoi se në anën e shumicës ekziston vullnet për dialog, por jo me qasje ultimative, sepse qeveria nuk mund të ndryshohet me kërkesa, por me proces legjitim të zgjedhjeve dhe fitim të mandateve. Deputetët këmbyen mendime edhe në lidhje me kontestin me emrin, në drejtim të asaj se identiteti nuk mund të jetë lëndë e bisedës, sepse pala greke gjithmonë i zmadhon kërkesat e saj absurde, gjë që shpie në bllokim të mëtutjeshëm të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë. Do të ishte mirë të merret parasysh zbatimi i modelit të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilat edhe krahas kontestit, gjetën forca që të mos bëhet bllokimi i fillimit të negociatave, por të rrjedh paralelisht me zgjidhjen e kontesteve bilaterale. 

Bashkëbiseduesit e informuan z. Vajgëll për mbledhjet e rregullta të Komitetit të Përbashkët Parlamentar, RM-BE, të cilat e tregojnë përkushtimin e parlamentarëve që të japin kontribut konstruktiv në pozicionimin e Republikës së Maqedonisë si shtet i cili e meriton vendin e një shteti anëtar i BE-së. 

Z. Vajgëll nënvizoi se gjatë vizitës së ardhshme të Republikës së Maqedonisë do të kërkojë takime me të gjitha përfaqësuesit politikë për të këmbyer mendime për çështjet aktuale, për çështjet e eurointegrimit të vendit, si dhe t'i ndihmojë vendit të ketë dukshmëri më të madhe në institucionet evropiane, veçanërisht në Parlamentin Evropian. 

Click