Aktivitetet

E hënë, 26 tetor 2015 

TAKIMI I DEPUTETES DIMOVA ME AMBASADORIN HOLANDEZ PLLOMP

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Lidija Dimova, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z.  Villem Vauter Pllomp. 

Kjo ishte mbledhje përgatitore për takimin që duhet të mbahet të enjten me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, znj. Rene Jones-Bos dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Euorintegrime. 

Në takimin u diskutua për Këshillin Nacional për Euorintegrime në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE, veçanërisht në vigjilje të kryesimit holandez që fillon nga 1 janar 2016. 

Në takimin, gjithashtu, u diskutua edhe për pasojat nga kriza e refugjatëve. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa për kryesimin holandez barazisht janë të rëndësishëm edhe të rinjtë edhe shoqëria civile. 

Click