Aktivitetet

E martë, 9 qershor 2015 

Takimi i deputetes Ermira Mehmeti me ambasadorin Ernesto Beleli

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T.  Ernesto Beleli. 

Në takimin, u diskutua për situatën politike aktuale në vend, në dritën e dialogut ndërpartiak aktual, ndërsa në vigjilje të takimit të ardhshëm në Bruksel, në dritën e liderëve politikë të partive me komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han. 

Njëkohësisht, deputetja Mehmeti e potencoi përcaktimin tonë për perspektivë evropiane të Republikës së Maqedonisë, pas të cilit qëndrojnë partitë politike, si dhe shumica e qytetarëve në vend. Në atë drejtim, ajo e përshëndeti dhe e theksoi rëndësinë e ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar, për dalje nga kriza politike në vend. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Parlamenti, si dhomë legjislative e të gjithë qytetarëve ka rol të madh në zhvillimin e proceseve demokratike dhe reformave të nevojshme në shtet, si dhe në epilogun e fundit të ngjarjeve aktuale politike në vend.  Në lidhje me rastin në Kumanovë, u theksua se është në dëm të perspektivës euroatlantike të vendit, por edhe më gjerë të të gjithë rajonit, si kërcënim për sigurinë e tij.

Ambasadori Beleli, theksoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit parlamentar të të dyja shteteve miqësore, me ç'rast dërgoi ftesë për vizitë të delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Parlamentin e Republikës së Italisë gjatë muajit shtator të këtij viti. 
Click