Aktivitetet

E enjte, 24 shtator 2015

TAKIMI I DEPUTETES LIDIJA DIMOVA ME KONSULLIN RUMUN KILLOM

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Lidija Dimova, sot, me kërkesë të saj e pranoi z.  Emilijan Killom, konsulli i Republikës së Rumanisë, në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin z.  Killom e prezantoi veten dhe agjendën e tij të punës me ç'rast shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Këshillin Nacional për Eurointegrime. Konsulli rumun, z.  Emilijan Killom, e përshëndeti kthimin e opozitës në parlament dhe shfaqi shpresë se marrëveshja nga Përzhino do të zbatohet plotësisht në afatin e paraparë. 

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Lidija Dimova theksoi se strategjia për zgjerim të BE-së parasheh që negociatat e paraparë të fillojnë me Kapitullin 23 (Gjyqësia dhe të drejtat themelore) dhe Kapitullin 24 (Drejtësia, siguria dhe liria). 

Në mënyrë shumë më efikase dhe të uniformuar do të zbatohen Konkluzionet e Këshillit nga 25-26 qershor në gjithë rajonin nëse ato janë inkorporuar në mostrat e paraparë për përmbushje në Kapitullin 24. 

Për atë qëllim, dhe duke pasur parasysh Procesin e Berlinit, ajo propozoi që të marrim edhe njëherë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Komisioni Evropian të konstatojë në Strategjinë e re për zgjerim 2015-2016 se Ballkani Perëndimor nuk është problem, por është zgjidhja e krizës dhe të parasheh aktivitete në pjesën kushtuar procesit të Berlinit, dhe Greqia të lejojë fillimin e marrëveshjeve aderuese e vetëdijshme për krizën e refugjatëve dhe e vetëdijshme se i ndihmon vetes në këto kohëra të vështira.  

Click