Aktivitetet

E martë, 2 shtator 2014 

TAKIMI I DEPUTETES SILLVANA BONEVA ME Z.  TORSTEN FRAJ 

Takimi i deputetes Sillvana Boneva, sot, realizoi takim me z. Torsten Fraj, anëtar i Grupit parlamentar i CDU/CSU pranë Bundestagut gjerman dhe anëtar i komisioneve për politikë të jashtme dhe Bashkimin Evropian, si dhe raportues i grupit parlamentar i CDU/CSU për Republikën e Maqedonisë.

Në fjalimin përshëndetës, znj. Boneva e përshëndeti vizitën e z. Fraj si përfaqësues i Bundestagut gjerman, që vijon drejtpërdrejtë pas përfundimit të Konferencës së parë me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Berlin nën patronazhin e kancelarit gjerman Merkel.  

Interesi i Bundestagut gjerman dhe interesi i përforcuar i kancelarit Merkel për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi ekskluzive dhe dërgon porosi të fuqishme se rajoni dhe ky vend nuk janë të neglizhuar në agjendën e BE-së. Kjo vërtetohet edhe me faktin që konferenca e këtij lloji do të vazhdojë të organizohet edhe në 4 vitet e ardhshme, në periudhën në të cilën vijon edhe mbështetje e fuqishme financiare nga ana e BE-së në aspekt të projekteve infrastrukturore.

Deputetja gjithashtu theksoi, se kontesti i imponuar me emrin krijon bllokada në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s dhe fatkeqësisht e nxit euroskepticizmin te qytetarët dhe krijon mundësi për zhvillim të strukturave radikale në shtetin dhe rajonin. Pikërisht për atë arsye presim që sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe proces paralele për zgjidhjen e kontestit me emrin me çka do të vërtetohet se Republika e Maqedonisë shkon në drejtim të duhur dhe e sheh ardhmërinë e vet si pjesë e familjes evropiane.  

"Qytetarët e Republikës së Maqedonisë besojnë në drejtësi evropiane dhe presin të respektohet Aktgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë me çka vërtetohet detyrimi i Republikës së Greqisë që ta mos e pengojë integrimin e Republikës së Maqedonisë në strukturat euroatlantike" - shtoi deputetja Boneva.  

Z. Torsten Fraj e shprehu mbështetjen e Bundestagut gjerman për përpjekjet euroatlantike të vendit dhe theksoi padyshim se Republika e Maqedonisë duhet që sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, sepse i përmbush kriteret për anëtarësim, por duhet të vazhdojë t'i krahasojë proceset e nevojshme reformuese. 

Click