Aktivitetet

E hënë, 21 mars 2016 

Takimi i Dimovës me përfaqësuesit e KNRM

Kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Lidija Dimova sot u takua me përfaqësuesit e Këshillit të Maqedonisë, Ivona Kërstevska, sekretare e përgjithshme e KNRM-së, Ivan Jovanov, anëtar i Këshillit Drejtues të KNRM-së dhe Simona Sardeliq, anëtare e Këshillit Drejtues të KNRM-së. 

Në mbledhjen ishin të pranishëm Kenan Hasipi, kryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-RM. 

Këshilli Nacional i të Rinjve i Maqedonisë i përfshin të gjitha faktorët e rinj, përbëhet prej 67 organizata me përbërje të përzier, këtu janë përfshirë edhe 10 të rinj politikë. Ai është urrë ndërmjet të rinjve dhe institucioneve dhe i forcon kapacitetet e anëtarëve që të mund t'u përgjigjen të gjitha sfidave. 

Qëllimi i takimit me përfaqësuesit e të rinjve është të fillojë bashkëpunimi i madh me institucionet, KNRM-ja të bëhet e njohur dhe të veprojë si partner zyrtar në debatet për të gjitha çështjet në lidhje me të rinjtë. Kryetari i Komitetit të Përzier BE-RM, Kenan Hasipi u interesua se nga cilat parti janë 10 të rinjtë dhe u rekomandoi të rinjve t'i vënë çështjet rinore në fokusin, pastaj sa janë të përfaqësuar të rinjtë në organet e partive të tyre, në pushtet. Ai u interesua për bashkëpunimin e KNRM-së me Forumin rinor evropian. 

Përfaqësuesit e KNRM-së informuan se janë anëtarë të Forumit rinor evropian, ndërsa për dy vite do të bëhen anëtarë të plotfuqishëm me të drejtë vote. 

Deputetja Dimova i informoi përfaqësuesit e KNRM-së si u gjendën në Rezolutën e Parlamentit Evropian, se dy eurodeputetë me amendamente reaguan për KNRM-në dhe u rekomanduan të hyjnë në kontakt me ato eurodeputetë dhe t'i informojnë për aktivitetet e tyre. 

Nga takimi doli konkluzioni që deputetët të angazhohen të ndajnë nga Buxheti i RM-së për të participuar në punën e KNRM-së, të ketë buxhet më të madhe edhe për aktivitetet e tyre. 

Click