Aktivitetet

E hënë, 1 shtator 2014 

TAKIMI I GRUPIT PARLAMENTAR PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E KANADASË ME TË NDERUARIN ENDRU SHIR 

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë Daneze, z. Aleksandar Nikolloski sot u takua me z. Endru Shir, kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të parlamentit të Kanadasë.

Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar: znj. Liljana Kuzmanovska, z. Pavle Sazdov, znj. Svetllana Karapetrova dhe z. Xhevat Ademi.

Në fjalimin e vet hyrës Nikolloski shprehu falënderim për mundësinë, si kryetar i grupit parlamentar, që t'i dëshirojë mirëseardhje të ngrohtë z. Endru Shir, në Maqedoni dhe në parlamentin maqedonas, si dhe për njohjen e vendit tonë me emrin kushtetues që në vitin 2007, dhe për mbështetjen e vazhdueshme në aspiratat euroatlantike, që ia jep Kanada.

Kryetari Shir shprehu falënderim për vizitën, ndërsa në fjalimin e vet para të pranishmëve i ndau përvojat në lidhje me tejkalimet e krizës, si rezultat i masave të zbatuara paraprake në sektorin bankar, servisimin e borxhit publik si dhe stimulimet ekonomike.

Të pranishmit u falënderuan për qasjen pozitive, organizimin e mirë të komunitetit maqedonas dhe për rolin e tyre aktiv në të gjitha sferat e shoqërisë kanadeze, si dhe për Marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë për sigurim social, me të cilën do të mund t'i realizojnë të drejtat e tyre për sigurim pensional dhe invalidor.

Bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet të dyja vendeve në nivel parlamentar, potencialin e madh që pritet të intensifikohet në sferën ekonomike, si dhe në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit. 

Click