Aktivitetet

E premte, 4 dhjetor 2015

TAKIMI I GRUPIT PARLAMENTAR TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË ÇEKISË 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë realizoi takim bilateral me delegacionin nga Parlamenti i Republikës së Çekisë, i udhëhequr nga z. Jan Hamaçek, kryetar i Dhomës së deputetëve të Republikës së Çekisë. 

Në takimin, përveç kryetarit të Grupit parlamentar, z. Petre Shilegov, ishin të pranishëm edhe anëtarët: z. Kërsto Mukoski, z.  Dragan Cuklev, znj. Olga Najdenovska, znj. Suzana Sekullovska, z. Talat Xhaferi dhe z. Stojko Paunovski. 

Në takimin bilateral u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet të dyja parlamenteve dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. 

U diskutua edhe për krizën aktuale të refugjatëve dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e përfshirë nga kjo valë. 

Gjithashtu, delegacioni i Çekisë i dha përkrahje Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.  
Click