Aktivitetet

E hënë, 29 shkurt 2016 

TAKIMI I KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË PARLAMENTIT TË MAQEDONISË DHE HOLANDËS 

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Ermira Mehmeti, u takua me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës, të udhëhequr nga kryetari z. Malik Azmani dhe anëtarët:  znj. Marit Maij, znj. Atje Kauken, znj. Sheron Gesthauzen dhe z. Kes Verhuven, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Viler Vauter Pllomp. 

Në takimin, përveç kryetares Mehmeti, ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit:  znj. Meral Uzeiri-Ferati, znj. Lidija Dimova, znj. Sollza Gërçeva, z. Qenan Hasipi; z.  Sasho Aqimovki, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri; z. Mirvan Xhemaili, anëtar i Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe SH.T. Igor Popov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Holandës. 

Kryetarja Mehmeti në fjalimin e saj shprehu falënderim për iniciativën për këtë takim dhe për interesin e Holandës për ne si Parlament dhe për Komisionin për Çështje Evropiane, si dhe mundësinë për këmbimin e mendimeve për procesin eurointegrues dhe gjendjen aktuale në BE në lidhje me ballafaqimin me krizën e migrimit. 

Njëkohësisht, ajo shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që ia jep Maqedonisë Holanda në procesin eurointegrues për anëtarësim në BE dhe NATO dhe për ndërtimin e investimeve me kapacitet të plotë demokratik. 
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Parlamentit të Holandës, z. Malik Azmani, theksoi se bashkëpunimi i mirë dhe mbështetja ndërmjet të dyja vendeve doemos duhet të vazhdojë edhe në lidhje me ballafaqimin me krizën e migrimit. 

Në takimin në fokus ishin edhe çështjet për realizimin e reformave të nevojshme në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë, kontesti i emrit me Greqinë, IPA fondet, marrëveshja kornizë, implementimi i dialogut politik, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit në lidhje me krizën e migrimit. 

Click