Aktivitetet

E enjte, 2 qershor 2015 

TAKIMI I KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET ME MISIONIN E PËRHERSHËM TË FMN

Anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Kërsto Mukoski, znj. Vlladanka Aviroviq dhe z. Dragan Cuklev dje mbajtën mbledhje me misionin e përhershëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë në përbërje: znj. Jasmin Raman, shefe e misionit, z. Patrik Giton, përfaqësues rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë, z. Mark Gard, anëtar i misionit, znj. Pijaporn Sodrivibun, anëtar i misionit dhe z. Zheron Klik, përfaqësues i Zyrës së Konstituencës holandeze, i ngarkuar për Republikën e Maqedonisë. 

Në mbledhjen u këmbyen mendime për indikatorët ekonomikë të Republikës së Maqedonisë, qëndrueshmërinë e politikave ekonomike, si dhe për ngjarjet politike momentale në Republikën e Maqedonisë dhe gjendjen në Republikën e Greqisë dhe ndikimin e tyre mbi ekonominë maqedonase. 

Nga ana e anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u theksua se në vitet e kaluara politikat ekonomike që i implementon Qeveria e Republikës së Maqedonisë kontribuan në realizimin e rezultateve ekonomike pozitive.  Kriza ekonomike botërore u reflektua negativisht edhe mbi ekonominë e Maqedonisë, por megjithatë Republika e Maqedonisë arriti të mbetet në grupin e vendeve me borxh të ulët ose mesatar dhe pas rimëkëmbjes së ekonomive evropiane arrin ndërmjet shkallëve më të lartë të rritjes ekonomike. Në lidhje me ndikimin e krizës në Republikën e Greqisë u vlerësua se ngjarjet në këtë vend nuk do të kenë ndikim negativ mbi sektorin bankar në Republikën e Maqedonisë, por do të reflektohen negativisht mbi sektorin real duke pasur parasysh se Republika e Greqisë është një nga partnerët më të mëdhenj tregtar të Republikës së Maqedonisë. 

Në muajit e kaluar Republika e Maqedonisë ballafaqohet edhe me një sfidë, a kjo është kriza politike që ndikon negativisht mbi ekonominë maqedonase përmes zvogëlimit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe zvogëlimit të eksportit maqedonas, me ç'rast nga ana e anëtarëve të Komisionit për Financim dhe Buxhet u shfaq shpresë për zgjidhjen e saj sa më të shpejtë me çka do të mundësohet realizim i shkallëve të projektuara të rritjes ekonomike, rrije e eksportit maqedonas dhe hapje të vendeve të reja të punës. 

Në fund të mbledhjes u vlerësua pozitivisht me shpresë se takimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse mundësojnë këmbim mendimesh dhe informim mbi politikat që ndërmerren si nga ana e Republikës së Maqedonisë ashtu edhe nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Click