Aktivitetet

E martë, 12 maj 2015 

Takimi i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri me ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, z. Rejmonds Vejonis 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u takua me z.  Rejmonds Vejonis, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Lituanisë 

Në takimin, krahas kryetarit të Komisionit, z. Emil Demitriev, ishin të pranishëm edhe anëtarët: z. Pavle Trajanov, znj. Nada Cipusheva, z. Marjanço Kolevski, z. Talat Xhaferi, znj. Vjollca Mehmeti-Nuredini dhe z. Çedomir Sazdovski. 

Në fjalimin e tij hyrës, kryetari Dimitriev, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, shprehu kënaqësi që të jetë nikoqir në këtë takim veçanërisht që marrëdhëniet e të dyja vendeve janë në nivel të lartë në të gjitha segmentet, me mundësi për avancimin dhe thellimin e tyre. 

Në lidhje me bashkëpunimin parlamentar, u formuan grupe parlamentare për bashkëpunim ndërmjet të dyja vendeve. 

Vitet e kaluara u realizuan reforma të rëndësishme në lidhje me mbrojtjen, në aspekt të përmbushjes së kritereve për anëtarësim në NATO. 

Ministri Vejonis theksoi se si miq të Maqedonisë, e mbështesin Maqededoninë në aspiratat e saj drejt NATO-s dhe BE-së. Lituania, si vend kryesues me BE-në, e mbështet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht kjo është një detyrë e rëndësishme e kryesimit. 

Të pranishmit u pajtuan se shkëmbimi i kadetëve ndërmjet shkollave ushtarake, si dhe mundësive për trajnim të njësive ushtarake speciale, do ta përforcojnë bashkëpunimin e dy vendeve. 

U theksua se Maqedonia është lider në rajon në dy sfera, dhe atë - shkolla për pilotë dhe poligoni Krivollak. 

Ajo që mbetet si sfidë, është rritja e buxhetit në aspekt të mbrojtjes dhe integrimi sa më i shpejtë në BE dhe NATO, të cilat do të ndikojnë në stabilitetin e rajonit, sepse edhe në aspektin territorial jemi pjesë e BE-së dhe ndajmë vlera të njëjta. 

Click