Aktivitetet

E martë, 16 janar 2016 

Takimi i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit Monitorue 

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, u takua me referuesit e Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve Anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Monitorues), znj. Liza Kristofersen dhe z.  Valerij Gileçi, raportues të dialogut postmonitorues me Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit, z. Aleksandar Nikolloski, z.  Sasho Vasilevski, z.  Pavle Trajanov, znj. Liljana Popovska, z. Gjoko Kamçev, znj. Sofija Kunovska, z. Lubomir Josifovski dhe z. Hari Llokvenec. 

Kryetari i Komisionit në fillim u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve në një periudhë të jashtëzakonshme, zgjedhore për Maqedoninë, duke përkujtuar se periudhën e kaluar Maqedonia u ballafaqua me krizë politike, nga e cila doli Marrëveshja e Përzhinos, e cila duhet të rezultojë me mbajtje të zgjedhjeve më 24 prill të këtij viti. 

Referuesja Liza Krsitofersen, vizitën e saj të parë e vlerësoi si shumë të dobishme në të cilën u shqyrtuan çështje rreth implementimit të Marrëveshjes nga qershori i vitit 2015, veçanërisht reformat zgjedhore dhe ligjet për mediat, si dhe ngjarjet e fundit në sferën e të drejtave të njeriut, sundimit të së drejtës dhe demokracisë. 

Të pranishmit me qëndrime të kundërta diskutuan për gjendjen politike aktuale në Maqedoni, implementimin dhe realizimin e pikave të Marrëveshjes së Përzhinos, respektimin e listës së zgjedhësve, nevojën për miratimin e ligjit për media, përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe kredibile. 

Nga ana tjetër, me qëndrim të përbashkët se Komisioni Monitorues, në bazë të diskutimeve të frytshme të sotme, do të nxjerrë konkluzion real për Maqedoninë dhe apel për përfshirjen e saj në Procesin zgjedhor me mbikëqyrës të tyre. 

Click