Aktivitetet

E enjte, 10 korrik 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT AD-HOK TË AP TË KE PËR MBIKËQYRJE TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për mundësinë për t'u takuar përsëri dhe për të këmbyer qëndrime dhe mendime, para së gjithash për t'i tejkaluar dhe zgjidhur gjendjet aktuale. 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, i informoi të pranishmit për gjendjen momentale dhe për punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 
Në takimin bashkëbiseduesit diskutuan për procesin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të mbajtura presidenciale dhe parlamentare, gjendjen politike aktuale në shtet, të cilët vlerësuan se këto probleme të krijuara mund të zgjidhen përmes dialogut.  

Kryetari Veljanoski ushqeu shpresë se opozita së shpejti do të kthehet në Kuvend dhe shprehu gatishmërinë për të bërë gjithçka në pajtim me Rregulloren dhe ligjet në mënyrë që deputetët e opozitës ta ndryshojnë qëndrimin e tyre.  

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe më tutje dhe se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë t'i zbatojë proceset demokratike për eurointegrim sa më të shpejtë.  

Click