E hënë, 4 maj 2015
Takimi i kryetarit Veljanoski me Delegacionin e Komisionit për Partneritet demokratik nga kongresi i SHBA-së
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot u takua me delegacionin e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-së të udhëhequr nga ish kongresisti dhe mik dhe mbështetës shumëvjeçar i Republikës së Maqedonisë në Kongresin amerikan, z. Erll Pomeroj.
Në takimin u diskutua për mbështetjen shumëvjeçare reciproke dhe bashkëpunimin që ekziston ndërmjet parlamentit të Maqedonisë dhe Komisionit për Partneritet demokratik të Kongresit të SHBA-së.
Gjithashtu, u diskutua për projekte dhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e ideve të reja nga sfera e punës parlamentare demokratike.