Aktivitetet

E mërkurë, 25 maj 2016 

Takimi i lamtumirës i kryetarit Vlejanoski me ambasadorin e Republikës së Greqisë, z. Haris lalakos 

Sot, kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Vlejanoski, realizoi takim lamtumire me ambasadorin e Republikës se Greqisë, z. Haris Lalakos.  

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve janë përmirësuar. Kjo theksohet veçanërisht përmes ballafaqimit me krizën e migrantëve e cila nuk është vetëm problem rajonal, por edhe problem global. Gjatë takimit u theksua se bashkëpunimi i ndërsjellë në planin ekonomik dhe politik kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.      

Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski i dëshiroi punë të mbarë në pozicionin e tij të ardhshëm si ambasador në Uashington. 

Click