Aktivitetet

E enjte, 17 shtator 2015 

TAKIMI I NËNKRYETARES DESKOSKA ME AMBASADORIN AMERIKAN BEJLI 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska, sot u takua me ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, z.  Xhes Bejli. 

Në takimin ambasadori Bejli u informua për punën e grupit të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe për propozim-ligjet të cilat do t'i parashtrojë opozita. 

Ambasadori Bejli shprehu kënaqësi nga përmbushja e marrëveshjes për zgjedhjen e prokurorit publik special dhe e theksoi nevojën për formim sa më të shpejtë dhe fillim të punës së Komisionit Anketues për Skandalin me Përgjimet.

Gjithashtu, në takimin u nënvizua se marrëveshja nga Përzhino dhe respektimi i afateve të dhënë janë me rëndësi esenciale për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike dhe për zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.  

Click