Aktivitetet

E hënë, 26 tetor 2015 

TAKIMI I NËNKRYETARES DESKOSKA ME AMBASADORIN E POLONISË MULLTANOVSKI 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, z. Jacek Mulltanovski. 

Ajo theksoi se Republika e Polonisë është mik tradicional dhe se raporti bilateral është i nivelit të lartë të miqësisë. Ambasadori i Polonisë, z. Jacek Mulltanovski, theksoi se Republika e Maqedonisë e mbështet procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë dhe potencoi nevojën për respektimin e afateve dhe obligimeve të ndërmarrë nga marrëveshja e Përzhinos. 

Në takimin u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve dhe për bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të OJQ-së për forcimin e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë. 

Gjithashtu u theksua se Maqedonia gjendet para sfidave serioze të cilat do të kenë ndikim mbi të ardhmen e vendit dhe eurointegrimin e tij.  
Click