Aktivitetet

E martë, 22 shtator 2015 

TAKIMI I NËNKRYETARES DESKOSKA ME PËRFAQËSUESIT E RINISË SOCIALDEMOKRATE TË FINLANDËS 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska, sot u takua me përfaqësuesit e Rinisë socialdemokrate të Finlandës. Në takimin nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska, i informoi mysafirët me përbërjen dhe me punën e parlamentit. 

Mysafirët nga Finlanda shprehën interes të veçantë për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, me ç'rast parashtruan më shumë pyetje për zbatimin e marrëveshjes nga Përzhino. 

Nga ana e znj. Deskoska mysafirët u informuan për reformat e nevojshme në legjislacionin zgjedhor dhe për nevojën për pastrimin e listës zgjedhore, si dhe nevojën për përmirësimin e gjendjes në mediat. 

Në fund të takimit u konstatua se reformat në sferën zgjedhore dhe mediatike janë sfidë domosdoshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike. 

Click