Aktivitetet

E mërkurë, 9 mars 2016 

Takimi i nënkryetares Deskoska me z. Xhems de Vit

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Renata Deskoska sot u takua me shefin e Seksionit për çështje politike të OSBE-së, z. Xhems de Vit.  

Në takimin u bisedua për punën e Kuvendit dhe gjendjen politike aktuale, veçanërisht për nevojën për pastrimin e listës zgjedhore. 

Në takimin u theksua se pastrimi i listës zgjedhore është me rëndësi esenciale për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. 

Njëkohësisht Deskoska theksoi se rastet e shumta të publikuara të votuesve fiktivë të regjistruar në adresa joekzistuese, rastet e votuesve të regjistruar në adresa të huaj, prezenca e personave në listën zgjedhore që nuk kanë të drejtë në pajtim me Kodin Zgjedhor të regjistrohen në të, mungesa e informatave se cilat persona janë shpërngulur nga Republika e Maqedonisë, me qëllim që të regjistrohen në ekstrakt të veçantë në listën zgjedhore etj. 

Gjithashtu, Deskoska e informoi z. De Vit edhe për debatin e iniciuar për gjendjet e përgjithshme në arsim dhe për heqjen e testimit ekstern, për propozimin ligjor për heqjen e taksës radiodifuzive dhe iniciativat tjera ligjore të parashtruara në Kuvend.   

Click