Aktivitetet

E martë, 4 mars 2015 

Takimi i nënkryetarit Aliti me ambasadorin e sapoemëruar amerikan, z. Xhes Bejlli

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafis Aliti, e pranoi ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejlli. 

Në takimin, nënkryetari Rafis Aliti shprehu kënaqësi për marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe nga mbështetja të cilën SHBA-ja vazhdimisht ia jep Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua për më shumë çështje aktuale, për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, në marrëdhëniet ndëretnike dhe u theksua miqësua strategjike ndërmjet të dyja vendeve në të gjithë fushat. 

Nënkryetari Aliti shprehu bindje se si edhe me ambasadorët e mëparshëm të SHBA-së, ashtu edhe tani, do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm edhe me z. Bejlli.  

Ambasadori Bejlli e vërtetoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. 

Bashkëpunimi do të avancohet në periudhën që vijon, si në lidhje me thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dyja vendeve, ashtu edhe në lidhje me çështje tjera të rëndësishme për të dyja palët. 

Në fund të takimit, nënkryetari Aliti i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit Xhes Bejlli.  

Click