Aktivitetet

E enjte, 26 shkurt 2015 

Takimi i nënkryetarit Milloshoski me ambasadorin e sapoemëruar amerikan, z. Bejlli 

Nënkryetari i Kuvendit, z. Antonio Milloshoski dje u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara Amerikane në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Xhes Bejlli.   

Nënkryetari Milloshoski i dëshiroi mandat të suksesshëm ambasadorit Bejlli dhe njëkohësisht e theksoi miqësinë strategjike ndërmjet të dyja vendeve në të gjithë sferat e bashkëpunimit bilateral. 

Në takimin u diskutua për më shumë çështje aktuale, si dhe për gjendjen politike në RM, dhe ambasadori Bejlli e riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim më të shpejtë të RM-së në BE dhe NATO. 

Gjithashtu, u përmend edhe rëndësia për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve dhe vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në rajonin në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. 

Click