Aktivitetet

E martë, 26 gusht 2014 

TAKIMI I NËNKRYETARIT MILLOSHOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE FUQIPLOTË, MARULLI TUA SAGALLA 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski sot realizoi takim të lamtumirës me z. Marulli Tua Sagalla, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Indonezisë për Republikën e Maqedonisë, me seli në Budapest. 

Në takimin ishte i pranishëm edhe z. Vasko Naumoski, kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Indonezisë. 

Nënkryetari Milloshoski e falënderoi ambasadorin për takimin dhe për kontributin në marrëdhëniet bilaterale ku ka vënë vulën e tij personale, duke i karakterizuar si miqësore, me shpresë se ambasadori i ardhshëm do ta ketë energjinë e njëjtë dhe do të sjellë mysafirë dhe do të realizojë bashkëpunim me komunitetet e biznesit. 

Ai theksoi edhe mbështetjen e ndërsjellë të Indonezisë dhe Maqedonisë në plan ndërkombëtar. 

Ambasadori Sagalla e falënderoi Kuvendin për mbështetjen pozitive gjatë funksionimit si ambasador në Maqedoni. Ai i informoi të pranishmit për gjendjen politike momentale në Indonezi, zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, zgjedhjen e presidentit të ri të Indonezisë, si dhe për arritjet e deritanishme në rajon. 

Si prioritet edhe më tutje mbetet avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, si dhe interesi për nënshkrim të marrëveshjes për evitim të tatimimit të dyfishtë. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet janë të avancuara, ndërsa qytetarët e mbështesin forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë dhe Indonezisë. 


Click