Aktivitetet

E enjte, 31 mars 2016 

Takimi i nënkryetarit Milloshoski me deputeten e Australisë znj. Alana Mektiernan 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me deputeten e Parlamentit të Australisë, znj. Alana Mektiernan. 

Nënkryetari Milloshoski në fillim shprehu kënaqësi për interesin e treguar nga ana e Australisë për vizitë në Maqedoni, duke potencuar marrëdhëniet e mira miqësore dhe bashkëpunimin parlamentar ndërmjet të dyja vendeve. 

Duke theksuar ngjashmërinë e dy vendeve në lidhje me dimensionin multietnik dhe dimensionin multikulturor, ai shprehu edhe falënderim për mbështetjen që ia jep Australia komunitetit maqedonas. 

Deputetja e Parlamentit të Australisë, znj. Alana Mektiernan, në kuadër të vizitës së parë në Maqedoni, tregoi interes për një sërë çështjesh për të cilat këmbyen mendime:  Integrimi i vendit në BE dhe NATO dhe pamundësia e Maqedonisë për t'u bërë pjesë e saj për shkak të vetos së Greqisë për kontestin me emrin, sfidat me të cilat ballafaqohet në fushën politike, por edhe kriza globale e migrimit e cila e kaploi Evropën dhe ballafaqimi me të. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se thellimi i bashkëpunimit parlamentar, njohja e Republikës së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, si dhe këmbimi ekonomik dhe tregtar mbeten si sfida edhe në të ardhmen.  

Click