Aktivitetet

E enjte, 12 mars 2015 

Takimi i nënkryetarit Milloshoski me sekretarin shtetëror për çështje evropiane të Republikës së Portugalisë, z. Bruno Makaesh 

Në kuadër të vizitës së punës të Sekretarit Shtetëror për Çështje Evropiane në MPJ-në e Republikës së Portugalisë, z. Bruno Makaesh në Republikën e Maqedonisë, dje u realizua takim edhe me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane.      

Në takimin, me të cilin kryesoi nënkryetari i Kuvendit të RM-së, z. Antonio Milloshoski, e në të cilin ishin të pranishëm anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit: Sillvana Boneva, Kenan Hasipi, Shpresa Hadri, Nolla Ismajlloska dhe Marija Angellova, u theksua se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet të dyja vendeve, i karakterizon miqësia dhe bashkëpunimi në më shumë sfera.    

Në lidhje me aspiratat tona euroatlantike, sekretari shtetëror Makaesh e vërtetoi përkushtimin e Republikës së Portugalisë për ta mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për stabilitet dhe siguri në rajon.         

Në diskutimet u potencua nevoja për marrjen e datës për negociata për anëtarësimin e RM-së në BE, nga ana e Këshillit të BE-së, sepse vendi punon me përkushtim në reformat evropiane, dhe si rezultat i kësaj, disa herë merr rekomandim për fillimin e negociatave nga ana e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. 

Gjithashtu, u sugjerua edhe në nevojën për gjendjen e një kompromisi për çështjen e përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që të zhbllokohet procesi dhe vendi të fillojë të negociojë për kapitujt.  

Në atë drejtim, u theksua se për Republikën e Maqedonisë do të jenë të dobishme përvojat eurointegruese të Portugalisë, por edhe mbështetja e saj gjatë miratimit të vendimit pozitiv për fillimin e negociatave në kuadër të BE-së.  

Click