Aktivitetet

E enjte, 16 tetor 2014 

Takimi i z. Aleksandar Nikollovski me z. Ras hibert 

Kryetari i Grupit Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë, z. Aleksandar Nikolloski, u takua me z.  Ras Hibert, deputeti i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Kanadasë. 

Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Kanadasë: znj. Svetllana Karapetrova dhe znj. Liljana Kuzmanovska. 

Z. Nikolloski në fjalimin hyrës shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Parlamentin e Kanadasë dhe falënderim ndaj Kanadasë që e pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues në vitin 2007. 

Deputeti Ras Hibert u njoftua me mundësitë për turizmin dimëror në Republikën e Maqedonisë, ndërtimi i ski-qendrave, ndërtimi i hoteleve, spa-qendrave, teleferikëve.   Ai u interesua për transport të mallrave nga Republika e Maqedonisë dhe për lloje tjera të transportit. 

Në takimin u theksua se në vendin tonë ka numër të madh të investimeve kanadeze në kompanitë e etabluara, ndërsa ekziston edhe për iniciativa tjera. 
    
Click