Aktivitetet

E mërkurë, 15 tetor 2014 

Takimi i z. Antonio Milloshoski me ambasadorin e Finlandës, z. Timo Rajakangas 

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonio Milloshoski, realizoi takim pune me ambasadorin e Finlandës, z. Timo Rajakangas, i cili është në vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua për mundësitë për thellimin e raporteve maqedonase-finlandeze, si dhe për aktivitetet reformuese të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë në drejtim të arritjes së standardeve evropiane. 

Në kontekst të Raportit të publikuar të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, ambasadori e theksoi mbështetjen për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë. 

Click