Aktivitetet

E premte, 29 maj 2015 

Takimi i z. Kenan Hasipi dhe z. Alojz Peterle, Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE 

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, z.  Kenan Hasipi dhe z.  Alojz Peterle sot realizoi takim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Bashkëbiseduesit në takimin këmbyen mendime për situatën politike aktuale në shtet, si dhe për aktivitetet e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE në periudhën e ardhshme. 

Në kuadër të vizitës bashkëkryesuesi Peterle u takua edhe me anëtarët e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE:  znj. Sillvana Boneva, z. Vlladimir Gjorçev, z. Antonijo Milloshoski, znj. Daniella Rangellova, znj. Nora Aliti si dhe z. Orhan Ibraimi. 

Në fjalimin e tij hyrës bashkëkryesuesi Hasipi në emër të tij dhe në emër të anëtarëve i dëshiroi mirëseardhje z.  Peterle, si dhe shprehu falënderim për interesin e treguar dhe mbështetjen për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. 

Bashkëkryesuesi Peterle shprehu kënaqësi nga takimi, njëkohësisht theksoi se dëshira dhe qëllimi i tyre është zhvillimi politik i cili do ta stabilizojë Maqedoninë, puna e plotë dhe normale e Kuvendit si dhe mbështetja për perspektivë evropiane të Maqedonisë. 

Deputetët këmbyen mendime dhe qëndrime për mungesën e opozitës në parlament, ngjarjet e paradokohshme në Kumanovë, kontestin me emrin si dhe rolin e deputetëve në zhvillimin e procesit politik. 

Z. Peterle shfaqi shpresë se vullneti i treguar politik i të gjithë subjekteve për kthimin e dialogut politik në Maqedoni me ndërmjetësim evropian do të sjellë rezultate. 

Delegacioni dëshiroi që sa më shpejtë të funksionojë Komiteti i Përzier Parlamentar në përbërje të plotë në procesin e aderimit të Maqedonisë në BE. 

Click