Aktivitetet

E hënë, 22 dhjetor 2014

Takimi i z. Rafis Aliti me z. Alfred Peza dhe grupin e deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafis Aliti, sot pranoi delegacionin e grupit të deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga z. Alfred Peza, i cili në fillim shprehu kënaqësi për takimin e realizuar, me dëshirë për bashkëpunim në më shumë sfera. 

Nënkryetari Aliti e informoi delegacionin nga Shqipëria për gjendjen momentale në shtet, u diskutua për gjendjet aktuale në vendin tonë dhe për këmbimin e përvojave parlamentare në të dyja shtetet. 

U potencua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, për të cilët do të japin ndihmesë të dyja palët. Njëkohësisht, apeluan për kthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe vlerësuan se për të mirën e demokracisë është që debati të zhvillohet brenda në Kuvend. 

Në takimin u diskutua edhe për komunitetin shqiptar i cili jeton në Republikën e Maqedonisë dhe për aktivitetin e tij pozitiv shoqëror dhe ekonomik. Gjithashtu, u diskutua për çështjen e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE, si qellim i saj prioritar. 

Më tutje, u vërtetua bashkëpunimi bilateral pozitiv dhe u konkludua se përforcimi i tij i mëtutjeshëm është me interes të ndërsjellë për të dyja vendet. 

Në kontekst të marrëdhënieve të mira fqinjësore, delegacioni nga Shqipëria e përsëriti mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. 

Nënkryetari Aliti shprehu falënderim ndaj kolegëve të tij për mbështetjen që e merr Republika e Maqedonisë në lidhje me integrimet euroatlantike, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në NATO, anëtare e së cilës është Shqipëria. 

Click