Aktivitetet

E enjte, 12 mars 2015

Takimi i zëvendëskryetares së Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti me z. Bruno Makaesh

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti sot mbajti takim të veçantë me Sekretarin shtetëror për çështje evropiane në MPJ-në e Republikës së Portugalisë, z. Bruno Makaesh, i cili është në vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.       

Zëvendëskryetarja Aliti e informoi z. Makaesh për aspektin parlamentar të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast e informoi për aktivitetet e Komisionit për Çështje Evropiane, në kompetencë të të cilit është kontrolli parlamentar mbi proceset e BE-së në vend. Në atë drejtim, ajo e vërtetoi përcaktimin e Maqedonisë për të punuar në reformat e nevojshme të BE-së, për të cilat ekziston konsensus politik, qytetar dhe etnik, me qëllim implementimin e vlerave evropiane në vend.   

Megjithatë, theksoi se pritja tepër e gjatë për fillimin e negociatave, pavarësisht gjashtë rekomandimeve të njëpasnjëshme pozitive nga ana e Komisionit Evropian në raportet vjetore për progresin e vendit, ndikoi negativisht mbi proceset politike në vend dhe kontribuoi për krizë politike. Andaj, ajo theksoi se për tejkalimin e gjendjes së përkeqësuar politike aktuale në Republikën e Maqedonisë nevojitet përfshirja dhe ndërmjetësimi i BE-së.     

Për atë qëllim, Aliti kërkoi mbështetje nga Portugalia, si vend anëtar i BE-së dhe mbështetës në procesin e zgjerimit të BE-së. 

Z. Makaesh, duke u përqendruar në aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, potencoi se Portugalia është e përgatitur t'i ndajë përvojat e saj eurointegruese në të ardhmen, me ç'rast theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të vazhdojë, me qëllim që ato të bëhen pjesë e familjes evropiane, me çka do të kontribuohet për stabilitet dhe siguri më të madh të rajonit, por edhe të Evropës në tërësi.   

Click