Aktivitetet

E martë, 12 gusht 2014 

Takimi i znj. Ermira Mehmeti me z. Çarls Edmond Garet 

Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Ermira Mehmeti, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z.  Çarls Edmond Garet. 

Në takimin u diskutua për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me ç'rast znj. Mehmeti theksoi se ky është përcaktim strategjik i vendit, pas të cilit qëndrojnë edhe pozita edhe opozita. 

Në atë drejtim, shprehu brengë për shkak të njoftimit se Komisioni Evropian në mandatin e ri nuk do të ketë eurokomisar për zgjerim. Znj. Mehmeti theksoi rëndësinë që ky funksion të ekzistojë edhe më tutje, me çka nga njëra anë BE-ja do të tregojë se zgjerimi është në agjendën e saj, ndërsa nga ana tjetër kjo do t'i motivojë vendet-kandidate që edhe më tutje të punojnë me përkushtim në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE. 

Gjatë bisedimit, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane e informoi ambasadorin e sapoemëruar britanik edhe për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, në vigjilje të 13 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për samitin e ardhshëm vjeshtor të NATO-s, si dhe për raportin vjetor për progresin e vendit në tetor të këtij viti. 



Click