Aktivitetet

E premte, 4 korrik 2014 

TAKIMI I ZNJ. SILLVANA BONEVA ME SH.T. Z. VEN ZHENSHUN - AMBASADOR I RP TË KINËS NË MAQEDONI 

Deputetja Sillvana Boneva, në cilësi të kryetares së Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, u takua me z. Ven Zhenshun, ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin u bisedua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm parlamentar ndërmjet të dyja shteteve. U theksua se marrëdhëniet e të dyja shteteve shënojnë përparim në sferën e bashkëpunimit politik, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet njerëzve nga të dyja vendet. 

Në takimin u theksuan rezultatet e arritura nga bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve gjatë mandatit të të dy ish-ambasadorëve të RP të Kinës dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim me RP të Kinës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sfidë e ambasadorit të ri dhe Grupit parlamentar për bashkëpunim në periudhën e ardhshme është të vazhdojë bashkëpunimi intensiv ndërmjet të dyja vendeve dhe të sjellin numër sa më të madh të investimeve kineze në vend. 

"Të vazhdojmë ta ndërtojmë bashkëpunimin e suksesshëm në nivel shtetëror dhe rajonal, sipas shembullit të bashkëpunimit me provincën Seçuan, si dhe ta vazhdojmë bashkëpunimin në sferën e kulturës, turizmit dhe sferat tjera" - theksoi znj. Boneva. 

Në takimin u morën vesh për të vendosur bashkëpunim ndërmjet televizioneve nacionale të të dyja vendeve dhe të bëhen përpjekje për transmetimin e lajmeve në gjuhën maqedonase në Televizionin nacional kinez. Në sferën e bujqësisë sfidë duhet të jetë sjellja e investimeve kineze, veçanërisht në pjesën e kapaciteteve përpunuese, eksportit të produkteve bujqësore dhe këmbimit të njohurive dhe përvojës.  

Në këtë drejtim, në takimin u përshëndet pjesëmarrja e kompanive maqedonase në Panairin ndërkombëtar për promovim të investimeve, që do të mbahet në shtator 2014, në Kinë. 

Znj. Boneva, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, shprehu falënderim ndaj RP të Kinës për njohjen dhe shfrytëzimin e emrit kushtetues të vendit.  Gjithashtu, shprehu falënderim për donacionet, përkrahjen dhe bashkëpunimin në sferën e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe projekteve tjera, dhe shfaqi shpresë se do të vazhdojë interesi dhe përkrahja për ndërtimin e autostradave Shkup-Bllace, Kërçovë-Ohër dhe ndërtimi i HEC "Çebren" dhe "Galishte". 

Click