Aktivitetet

E hënë, 9 mars 2015 

"Të barabartë dhe të autorizuar - Bashkë më të fortë" 

Më 2 dhe 3 mars në Beograd, Republika e Serbisë, në organizim të Rrjetit parlamentar të femrave serbe të Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi, të mbështetur nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR), u mbajt Konferenca për deputete nga Evropa Juglindore me titull "Të barabartë dhe të autorizuar - Bashkë më të fortë". 

Në Konferencën, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u prezantua nga deputetët Vjollca Mehmeti-Nuredini dhe Marija Angellova, ndërsa ishin të pranishëm deputetët, përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, organizatave joqeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve të pavarur nga trembëdhjetë vende ballkanike.

Në Konferencën u diskutua për gjendjen e barazisë gjinore në vende veçanta, si dhe për këmbimin e praktikave më të mira nga sferat: ndërtimi i fuqisë së femrave në partitë politike parlamentare, ndikimi i bashkëpunimit ndërpartiak të femrave deputete në proceset dhe politikat për promovimin e barazisë së femrave dhe gëzimi i të drejtave të pandara të njeriut dhe implementimi i Konventës së Stambollit.

Konferenca rezultoi me nënshkrim të Memorandumit për bashkëpunim me të cilin nënshkruesit e vërtetuan qëllimin e tyre që bashkërisht të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e barazisë gjinore në vendet e tyre dhe në rajonin e EJL, si dhe krijimin e kornizës dhe identifikimin e modeleve të bashkëpunimit të deputetëve nga vendet në EJL. 

Click