Aktivitetet

E martë, 26 gusht 2014  

TË NDËRTOHET URË ENDE MË E FORTË E MIQËSISË NDËRMJET TË DYJA VENDEVE 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski sot u takua me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shtetit të Izraelit për Republikën e Maqedonisë, me seli në Jerusalem, SH.T. z. Dan Orjan.

Në fillim të takimit nënkryetari Milloshoski shprehu falënderim ndaj ambasadorit për takimin, njëkohësisht e përgëzoi për zgjedhjen, duke i dëshiruar punë të mbarë.

Milloshoski shprehu kënaqësi nga vendimi i ndërmarrë në vitin 2008 për hapjen e Ambasadës maqedonase në Izrael, vend miqësor me të cilin nuk ka çështje të hapura.

Njëkohësisht theksoi se deri më tani janë arritur shumë marrëveshje të përbashkëta, vizita si dhe mbështetje e ndërsjellë në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa ndërtimi i qendrës përkujtimore e viktimave nga holokausti duhet të jetë shembull në rajon.  

Ambasadori Orjan theksoi se kjo është pozitë e parë si ambasador për të, por sheh potencial të madh për avancim të bashkëpunimit. Njëkohësisht i informoi të pranishmit për ngjarjet aktuale në Izrael.

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shtetit të Izraelit për Republikën e Maqedonisë, me seli në Jerusalem, SH.T. z. Dan Orjan u takua me kryetarin e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, z. Pavle Trajanov dhe anëtarët. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtaret znj. Sillvana Boneva dhe znj. Bllagica Llaskovska.

Në takimin kryetari dhe anëtarët e grupit parlamentar u informuan për ngjarjet aktuale në Izrael. Gjithashtu, u njoftuan me zgjedhjen e kryetarit të grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikën e Maqedonisë, si dhe u theksua se në kohë sa më të shpejtë do të zgjidhen edhe anëtarë të grupit për bashkëpunim, me çka pritet bashkëpunim më të madh reciprok.

Kryetari dhe anëtarët e grupit parlamentar theksuan se angazhohen për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, pastaj në plan ekonomik, në sferën e energjetikës, mjekësisë, këmbimit të studentëve dhe në sfera tjera në të cilat mund të bashkëpunohet ndërmjet të dyja vendeve. 

Click