Aktivitetet

E mërkurë, 7 tetor 2015 

THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET MAQEDONISË DHE KOSOVËS NË INTERES TË TË DYJA VENDEVE 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, u takua me znj.Duda Bajle, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, e cila është në vizitë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë. 

Nënkryetari Milloshoski shprehu kënaqësi që është nikoqir në takimin me znj. Bajle, e cila vjen nga vendi me të cilin kemi bashkëpunim të mirë bilateral, por edhe në kuadër të të dyja parlamenteve. 

Republika e Maqedonisë ka interes për zhvillim bilateral miqësor ekonomik dhe politik të marrëdhënieve me Kosovën, veçanërisht për thellimin e këmbimit kulturor ndërmjet të dyja vendeve. 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Bajlje, shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm të mirë ndërmjet të dyja vendeve, njëkohësisht e përshëndeti edhe formimin e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Maqedoninë në Parlamentin e Kosovës. 

Në takimin bashkëbiseduesit këmbyen përvoja për prioritetet e të dyja shteteve, liberalizimin e vizave drejt së cilës synon Kosova, për gjendjen politike momentale dhe zgjedhjet për vitin e ardhshëm, si dhe pamundësinë për funksionimin normal të Parlamentit të Kosovës për shkak të opozitës.  

Në fund të takimit, të pranishmit u pajtuan se komunikimi i tillë i deputetëve në të gjitha nivelet do ta rrisë mirëbesimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve dhe do ta thellojë bashkëpunimin parlamentar ndërmjet Parlamenteve.   

Click