Aktivitetet

E mërkurë, 28 shtator 2016

Thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës 

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Të rinj dhe Sport të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim këmbimin e përvojave në sferat për të cilat janë kompetente të dyja komisionet. 

Kryetarja e Komisionit, znj. Olga Najdenovska, duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, i njoftoi me anëtarët dhe zëvendësanëtarët. 

Komisioni nga Kosova në vizitën e saj të parë zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë, udhëhiqej nga kryetari, z. Nait Hasani, i cili shprehu kënaqësi për pranimin dhe mundësinë për të debatuar. 
U diskutua për Marrëveshjen e nënshkruar të vitit të kaluar ndërmjet të dyja vendeve për nostrifikimin e diplomave dhe implementimin e saj, si dhe për mënjanimin e pengesave gjatë zbatimit të saj.  Në atë kontest, u potencua të insistohet në nënshkrimin e marrëveshjeve edhe në sfera tjera. 

U këmbyen përvoja në lidhje me themelimin dhe funksionimin e universiteteve shtetërore dhe private, procesin e decentralizimit të shkollave fillore dhe të mesme, këmbimin e studentëve dhe kuadrit të profesorëve, përfshirjen e komuniteteve etnike në arsimin, barazinë e komuniteteve, respektimin dhe avancimin e të drejtave të pakicave, projektet arsimore dhe planet zhvillimore, si dhe angazhimet në sferën e sportit. 

Të pranishmit ishin të njëzëri se takimet e tilla janë të mirëseardhura sepse paraqesin mundësi për t'u prezantuar përvojat pozitive, por edhe problemet që hasen, me konkluzion se nevojitet thellimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat, ndihmë e ndërsjellë dhe ndërtim të relacioneve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. 

Click