Aktivitetet

E hënë, 1 dhjetor 2014

„Ti japim fund dhunës ndaj grave dhe vajzave - tani" 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikes Sociale, mbajti debat publik me temë: "Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve te Komitetit për të Drejtat e Femrave (KTF) ne lidhje me zbatimin e Konventës për eliminim te të gjitha formave të diskriminimit mbi femrat". 

Debati publik u mbajt në kuadër të thirrjes globale për aktivizim "Bëje fqinjësinë tënde të portokalltë", e cila këtë vit mbahet përmes thirrjes "T'i japim fund dhunës mbi gratë dhe vajzat - tani". 

Fushata globale e Kombeve te Bashkuara zgjat nga 25 nëntor deri më 10 dhjetor 2014, Dita e të drejtave të njeriut. 

Në diskutimin publik, përfaqësuesit e institucioneve kompetente dhanë një pasqyrë të shkurtër mbi aktivitetet që u realizuan në pajtim me rekomandimet e dhëna të Komitetit për të Drejtat e Femrave. 

Debati publik u mbajt si realizim i njërës prej rekomandimeve të Komitetit, ku rekomandohet informimi i deputetëve për këtë dokument. 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të komisioneve lokale për mundësi të barabarta, Un Women, UNDP, NDI, si dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-së nga kjo sferë. 

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet vijuese: 

1. KMB-ja i përshëndet të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë deri më tani nga institucionet në nivel nacional dhe lokal, si dhe nga ekspertët dhe sektori i OJQ-së, që çojnë në përmirësimin e statusit të femrave në Maqedoni. 

2. KMB-ja konsideron se plani i veprimit është bazë e mirë për përmirësimin e statusit të femrave në Republikën e Maqedonisë. 

3. KMB-ja rekomandon që në planin e veprimit të përfshihen edhe aktivitetet vijuese:      

  • Në sferën "Dhuna ndaj grave": 

- Zmadhimi i rrjetit të punëtorëve socialë, psikologëve dhe personave tjerë profesionalë në institucionet sociale dhe arsimore në nivel lokal dhe nacional;

- Rritja e numrit të azileve, konsultoreve dhe qendrave tjera lidhur me luftën kundër dhunës familjare. 

  • Në sferën "Mundësi të barabarta dhe kundërdiskriminim": 

- Përforcimi i edukimit për nevojën për barazi gjinore në të gjitha nivelet, duke filluara nga çerdhet e fëmijëve, përmes të gjithë shkallëve të arsimit, duke përfunduar me studimet e larta dhe gjinore; - Përforcimi i statistikës gjinore.

  • Në sferën "Mediat":

 - Fushata mediatike kundër diskriminimit, stereotipave dhe paragjykimeve, me përfshirje të personaliteteve publike nga të dyja gjinitë.                

Click