Aktivitetet

E enjte, 15 maj 2014 

U PRANUAN VËREJTJET E DEPUTETIT NIKOLLOSKI PËR REFORMË TË PROCEDURËS MONITORUESE TË AP TË KE

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Ad hok për reformë të procedurës monitoruese të AP të Këshillit të Evropës u diskutua për dokumentin final për reformën e procedurës e cila duhet të miratohet më së voni në tetor 2014, dhe të fillojë së zbatuari nga janari i vitit 2015. Aleksandar Nikolloski i cili është kryetar i Komitetit Monitorues të AP të KE, është anëtar i këtij trupi të rëndësishëm i cili përbëhet prej 16 anëtarëve të shquar të AP të Këshillit të Evropës. 

Gjatë debatit të deputetit Aleksandar Nikolloski potencon se në kohën kur procedura për monitorim ka qenë e vendosur duku në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit 20, ka pasur për qëllim mbikëqyrjen e gjendjes te anëtarët e rinj të Këshillit të Evropës ku më parë nuk kanë ekzistuar standardet demokratike, gjë që është krejtësisht e ndryshme nga gjendja aktuale pas 23 viteve të rënies së komunizmit, kur të gjithë vendet i kanë arritur standardet e përgjithshme demokratiken.

Në mënyrë plotësuese, sot ka vende anëtare të Këshilli, të cilat nuk janë nën monitorim, ndërsa ende nuk i kanë ratifikuar dokumentet themelore, as që i respektojnë të drejtat themelore të njeriut dhe minoriteteve, siç është rasti me Greqinë.  Sipas tij të gjitha vendet kanë çështje dhe sfida që meritojnë shqyrtim dhe mbikëqyrje më të detajuar.  Prandaj duhet të caktohen tema në të gjitha vendet anëtare që do të monitorohen, e jo vetëm në disa prej tyre. 

Deputeti propozoi që të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës të jenë në grupin e njëjtë me mundësi që secili prej tyre të jetë procedurë e hapur për monitorim, ose të grupohen sipas çështjeve të caktuara, si për shembull, gjendja me të drejtat e njeriut dhe të jenë nën monitorim të AP të Këshillit të Evropës. Me këtë do të tejkalohet ndarja frustuese aktuale ndërmjet vendeve, ndërsa shqyrtimi i temave të caktuara do të mundësojë që njohuritë dhe përvojat krahasimtare të zbatohen në avancimin e legjislacionit dhe praktikës në të gjitha shoqëritë.  Kjo do të thotë edhe monitorim mbi vendet si Greqia të cilat nuk janë nën monitorim, e nuk përmbushin pjesë të madhe të standardeve të Këshillit të Evropës.

Këto vërejtje të Aleksandar Nikolloski u pranuan dhe do të jenë pjesë e raportit final për reformën e procedurës monitoruese, i cili duhet të miratohet më së voni në teto 2014, e të fillojë së zbatuari nga janari i vitit 2015. 

Click