Aktivitetet

E mërkurë, 20 janar 2016 

U PREZANTUAN PROGRAMI DHE PRIORITETET PËR PUNËN E KRYESIMIT HOLANDEZ ME KËSHILLIN E BASHKIMIT EVROPIAN 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti mbledhjen e 26-të bashkë me anëtarët dhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional për Eurointegrime, të cilat e mbajtën mbledhjen e 11-të. 
Në mbledhjen u prezantuan Programi dhe prioritetet për punën e kryesimit holandez me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2016, nga ana e ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Vilem Vauter Pllomp. 

Gjithashtu, në mbledhjen u ftuan dhe morën pjesë edhe kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. 

Fjalime hyrëse për temën e rendit të ditës mbajtën ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Vilem Vauter Pllomp, si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ambasadori Aivo Orav. 

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti. 

Në debatin, morën pjesë deputetët:  znj. Ermira Mehmeti, znj. Liljana Popovska, z.  Orhan Ibrahimi, znj. Nolla Ismajlloska, z.  Pavle Trajanov dhe z. Kenan Hasipi, dhe përfaqësuesi në Këshillin Nacional për Eurointegrime z.

Dimitar Mirçev.  Njëkohësisht, diskutuesit, ndër të tjerash, u përqendruan në Programin dhe prioritetet e kryesimit holandez me BE-në në gjashtë muajit e ardhshëm. Në atë drejtim, u këmbyen mendime dhe qëndrime për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, në aspekt të shkallës së realizimit të Marrëveshjes nga Përzhino, si kusht për zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit dhe marrjes së datës për fillimin e negociatave gjatë treshes së re të shteteve, Holanda, Sllovakia dhe Malta, të cilat kryesojnë me BE-në në 18 muajit e ardhshëm. 

Click