Aktivitetet

E martë, 24 nëntor 2015 

U SHQYRTUA RAPORTI PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot, në kuadër të mbledhjes së 22-të të Komisionit, debatoi për pikën e rendit të ditës, kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015. 

Fjalim hyrës për temën e rendit të ditës mbajti Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ambasadori Aivo Orav, si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje evropiane, z. Fatmir Besimi, i cili u përqendrua në vlerësimet për bashkëpunim, të shënuar në Raportin për Republikën e Maqedonisë në vitin 2015.  

Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit, znj. Ermira Mehmeti. 

Në debatin, në të cilin morën pjesë deputetët: znj. Sollza Gërçeva, znj. Lidija Dimova, znj. Meral Uzeiri Ferati, z. Goran Sugarevski, znj. Nolla Ismajlloska, znj. Ermira Mehmeti dhe z. Kenan Hasipi, mes tjerash, u shprehën mendime dhe qëndrime në lidhje me reformat e nevojshme të BE-së, të cekura në rekomandimet nga "Prioritetet reformuese urgjente të KE-së", para së gjithash në jurisprudencën, sundimin e së drejtës dhe të drejtat fundamentale, reformën zgjedhore, administratën publike.  

Click