Aktivitetet

E mërkurë, 18 korrik 2014, Romë, Itali 

VAZHDIMI I PROCESIT TË BASHKËNGJITJES SË VENDEVE-KANDIDATE PËR ANËTARËSIM NË BE, NJË PROCES I RËNDËSISHËM PËR VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR 

Në kornizat e Kryesimit Italian me Bashkimin Evropian, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, z-nj. Ermira Mehmeti, sot mori pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-KOSAK, që u mbajt në Romë, Itali. 

Në konferencë, të cilën e hapi kryetari i Senatit Italian, z. Pietro Graso, për prioritetet e ardhshme të Kryesimit Italian me BE-në, bënë fjalë nënkryetari i Komisionit Evropian, z. Marosh Shevçoviq, dhe z. Sandro Goci, nënsekretar në Qeverinë e Republikës së Italisë, i ngarkuar për çështjet evropiane. Të dytë i potencuan prioritetet italiane gjatë këtij kryesimi me BE-në, me ç'rast si më të rëndësishme e potencuan realizimin e programit Evropa 2020, tejkalimin e krizës ekonomike dhe financiare, punësimin dhe dimensionin social të këtij problemi, energjetikën, si dhe çështjen për zgjerimin e BE-së. 

Në lidhje me zgjerimin, kryetarja e Komisionit, z-nj. Ermira Mehmeti, pati fjalimin e saj ku e potencoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të bashkëngjitjes së vendeve-anëtare për anëtarësim në BE, si një proces i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, që është i domosdoshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon. Pastaj, ajo theksoi se bashkëngjitja në BE është një motiv dhe shtytës i fuqishëm i reformave evropiane në të gjitha sferat në rajon dhe shprehi shpresë se për Maqedoninë në gjashtë muajt e ardhshme do të ketë përparim në proceset eurointegruese. 

Duke u përqendruar në çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, nënkryetari Shevçoviq u përgjigj se edhe në mandatin e ardhshëm të Komisionit Evropian kjo do të mbetet në agjendë, por se edhe vendet-aspirate për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet t'i zbatojnë reformat e nevojshme, para se gjithash, në sferat e drejtësisë, punëve të brendshme dhe sigurisë. 

Njëkohësisht, në kornizat e konferencës së KOSAK-ut, z-nj. Mehmeti mori pjesë edhe në Mbledhjen e Dytë të kryetarëve të komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve të Evropës Jugore ku u këmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet lidhur me dimension mesdhetar të politikave evropiane. 

Në këtë rast, z-nj. Mehmeti, e përshëndeti konstituimin e kësaj konference në janar të këtij viti në Qipro, në të cilin anëtarësohen vendet -anëtare të BE-së: Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Spanja, e në të cilën për herë të parë u ftuam të marrin pjesë së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë, në cilësinë e vështruesit, si vende-kandidate për anëtarësim në BE.

Deputetja duke u përqendruar në çështjen e zgjerimit në agjendën e Kryesimit Italian me Bashkimin Evropian, u angazhua për shtimin e pikës së re në konkluzionet e propozuara, në të cilën theksohet perspektiva evropiane e vendeve-anëtare për anëtarësim në BE me qëllim t'u jepet impuls shteteve, por edhe qytetarëve ta mbajnë momentin e vazhdimit të reformave të BE-së. 

Propozimi i z-nj. Mehmeti ishte mbështetur edhe nga kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane e Shqipërisë, z-nj. Majlinda Bregu, si dhe nga kryetarët tjerë të pranishëm të komisioneve, me ç'rast me votim ishte pranuar dhe ishte inkorporuar në mënyrë plotësuese në konkluzionet e mbledhjes.

Click