Aktivitetet

E hënë, 23 nëntor 2015, Pragë 

VIZIT PUNE NË INSTITUTIN PARLAMENTAR TË PARLAMENTIT TË ÇEKISË 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të të cilit janë:  nënkryetarja znj. Renata Deskoska dhe deputetët z. Sasho Vasilevski, znj. Jasminka Damçevska, znj. Nora Aliti, z. Talat Xhaferi dhe znj. Jagoda Shahpaska, si dhe nëpunësit nga më shumë sektorë në Kuvend, qëndrojnë në vizitë pune në Institutin parlamentar të Parlamentit të Republikës së Çekisë. 

Vizita ka për qëllim këmbimin e përvojave rreth punës së Institutit Parlamentar të të dyja parlamenteve. Gjithashtu, deputetët tanë do të kenë takime pune me kolegët e tyre nga Parlamenti i Çekisë. 

Click