Aktivitetet

E martë, 7 tetor 2014 

Vizita e anëtarëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, mr. Antonio Milloshoski, shefi i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Aleksandar Nikolloski dhe kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Vllatko Gorçev, sot u takuan me anëtarët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Në takimin shprehën kënaqësi nga vizita dhe këmbyen mendime në lidhje me çështjet për luftën në Siri dhe Irak si fenomen global, për regrutimin e shtetasve, indoktrinimin e popullatës lokale për përfshirje në lloj të tillë të organizatave, si dhe për rolin e liderëve fetarë.

Gjithashtu, ato shprehën interes edhe për bashkëpunim në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës për çështjet që do ta fokusojnë vëmendjen në Maqedoninë, në aktualizimin e tyre dhe mënyrën e zgjidhjes.

U diskutua edhe për Integrimin e Maqedonisë në BE në vigjilje të Raportit vjetor për progresin e Maqedonisë për vitin 2014. U theksua se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje e mbështet fuqimisht Maqedoninë në nivel multilateral edhe për forcimin e marrëdhënieve në nivel bilateral.  

Click