Aktivitetet

E enjte, 12 shkurt 2015 

Vizita e Delegacionit të Grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Gjermanisë dhe Evropës Juglindore pranë Bundestagut

Delegacioni i Grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Gjermanisë dhe Evropës Juglindore pranë Bundestagut realizoi takim të përbashkët me Grupin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë dhe Komisionin për Politikë të Jashtme, si dhe me Komisionin për Çështje Evropiane. 

Delegacioni ishte ne përbërje të z. Peter Vajs, z. Josip Juratoviq, z. Aleksandar Soranto Noj, z. Rudollf Hajnc Vize, z. Dirk Fepell dhe znj. Elizabet Fink, si dhe ambasadori i Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Kristine Allthauzer.             

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Antonio Milloshoski duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve, theksoi se me kënaqësi e sheh interesin e treguar dhe vizitën, me shpresë se do të jetë produktiv jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Maqedonisë por edhe në aspiratat tona euroatlantike. 

Znj. Nora Aliti, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Evropiane në fjalimin e saj mysafirët i informoi për kompetencat dhe punën e Komisionit. 

Njëkohësisht theksoi se Maqedonia gëzon dhe kultivon marrëdhënie miqësore me Gjermaninë. 

Kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim nga Bundestagu, z. Vajs, shprehu kënaqësi për vizitën, si vazhdim i detyrës kultivim i marrëdhënieve miqësore me Evropën Juglindore dhe avancim të proceseve eurointegruese. 

Në takimin të pranishmit këmbyen mendime, vërejtje për ngjarjet politike aktuale në shtet, bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës, rrugën eurointegruese të Maqedonisë, si dhe çështjen e emrit me qëllim të tejkalimit të tyre sa më të shpejtë. 

Në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, investimet që vijnë nga Ballkani perëndimor janë veçanërisht të rëndësishme për Maqedoninë, sepse Gjermania është partner tregtar që gjendet në vendin e parë. 

Click