Aktivitetet

E enjte, 10 korrik 2014 

VIZITA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT AD-HOK TË AP TË KE PËR MBIKËQYRJE TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE), z. Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësanëtari i Delegacionit, z. Imer Aliu, u takuan me Delegacionin e Komisionit Ad-hok të AP të KE për mbikëqyrje të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në përbërje të Delegacionit ishin: z. Stefan Shenah, shef i Komisionit Ad-hok dhe kryetar i Komisionit Monitorues dhe z. Robert Uallter, raportues për dialogun postmonitorues me Republikën e Maqedonisë.  

Në fokus të takimit ishin zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, zhvillimi i procesit votues, bojkoti i BDI-së në zgjedhjet presidenciale dhe bojkoti i LSDM-së në Parlament, si dhe protestat e fundit për rastin "Monstër".  

U theksua se doemos duhet të ekzistojë dialog politik dhe të gjithë çështjet të zgjidhen në kuadër të institucioneve. Marrëdhëniet ndëretnike janë sferë e ndjeshme dhe duhet vazhdimisht të kultivohen që të mos paraqiten probleme.  

Gjithashtu, u shfaq shpresë se Kuvendi i Maqedonisë në vjeshtë do të punojë me kapacitet të plotë dhe se rrethanat e tilla nuk do të ndikojnë në rrugën eurointegruese të Republikës së Maqedonisë. 

Click