Aktivitetet

E hënë, 22 shtator 2014

Vizita e Delegacionit të Sektorit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Kinës

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, u takua me Sektorin Ndërkombëtar të Sektorit Ndërkombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, të udhëhequr nga z. Xhou Li, në shoqërim të të cilit ishte edhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, z. Ven Xhenshun.

Në takimin ishin të pranishëm edhe kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, znj. Sillvana Boneva dhe deputetët: z. Zoran Ilioski, z.  Nikolla Micevski, znj. Ane Llashkoska dhe znj. Magdalena Manaskova.

Në fjalimin e tij, nënkryetari Milloshoski theksoi se qëkur janë vendosur marrëdhëniet diplomatike ndërmjet të dyja shteteve, bashkëpunimi politik zhvillohet në mënyrë të shkëlqyeshme dhe janë realizuar shumë vizita në nivel shtetëror. 

Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, ai deklaroi se shumë kompani kineze punojnë në projekte të mëdha në Republikën e Maqedonisë dhe se ky bashkëpunim do të intensifikohet ende më shumë.

Ai e vlerësoi lart bashkëpunimin e frytshëm të Republikës Popullore të Kinës në KB dhe organizatat tjera ndërkombëtare, si dhe politikën e jashtme që bazohet në mospërzierje në punët e brendshme të shteteve sovrane, respektimin e principeve të së drejtës ndërkombëtare dhe politikës së "një Kine". Gjithashtu, veçanërisht e respekton bashkëpunimin e vendosur ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës.

Z. Xhou Li i përcolli përshëndetjet nga kryetari i Kongresit Popullor Pankinez dhe theksoi kënaqësi të veçantë që, nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve në vitin 2001, ekziston bashkëpunim i frytshëm dhe kontakte intensive.  

Ai theksoi se vëmendje të veçantë u kushtojnë marrëdhënieve ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe shteteve të Evropës Qendrore-Lindore, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë. Njëkohësisht, e vlerësojnë sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë dhe përpjekjet e tij për eurointegrim.

Gjithashtu, shprehu falënderim për qëndrimin e Republikës së Maqedonisë për "një Kinë" për mbështetjen në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe angazhimin për promovim të Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë.   

U theksua se këmbimi i përvojave ndërmjet të dyja partive është bazë e shkëlqyeshme për bashkëpunim bilateral. Partia komuniste është parti moderne, e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve me çdo parti politike në botë e cila i është përkushtuar paqes dhe progresit. Republika Popullore e Kinës e respekton ndryshueshmërinë e kulturave, grupeve etnike, religjioneve dhe angazhohet për bashkëpunim me të gjitha shtetet.

Kryetarja e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, znj. Sillvana Boneva, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet të dyja shteteve është duke u avancuar dhe falë kësaj e kemi Institutin Konfucij, i hapur në vitin 2013 në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", në partneritet me Universitetin e Financave dhe Ekonomisë në Çengu, kryeqytet i provincës Siçuan.  

Ajo deklaroi se për Republikën e Maqedonisë është me rëndësi të madhe që populli i Republikës Popullore të Kinës dhe udhëheqësia e tyre më e lartë e shfrytëzojnë emrin tonë kushtetues, sepse dihet se Republika e Maqedonisë ka presione të mëdha për emrin kushtetues dhe me atë pengohet eurointegrimi i saj.   

Njëkohësisht, shprehu falënderim për ndihmën teknike dhe financiare nga Republika Popullore e Kinës, pastaj për bashkëpunimin me Kongresin Popullor Pankinez dhe me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë.  

Click