Aktivitetet

E enjte, 9 tetor 2014

Vizita e z. Aivo Orav, ambasador dhe shef i Delegacionit të BE

Ambasadori dhe shefi i Delegacionit të BE-së, z. Aivo Orav, u takua me deputetët:  znj. Roza Topuzovska-Karevska, znj. Sollza Gërçeva dhe znj. Lubica Buralieva, të cilave u dorëzoi kopje nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Euroambasadori Orav theksoi se Raporti këtë vit është veçanërisht i sinqertë, përmban porosi për të gjithë, edhe për pushtetin edhe për opozitën, janë cekur të gjitha vërejtjet shqetësuese. Porositë janë me të vërtetë serioze dhe janë alarm për organet në vend.  Megjithatë, Komisioni Evropian thekson se janë përmbushur kriteret e Kopenhagës dhe përsëri jep rekomandim për fillimin e negociatave.  

Ai shprehu mirëkuptim se nuk mund të zgjidhen menjëherë problemet në sferat si gjyqësia dhe mediat, por mund dhe nevojitet që menjëherë të fillohet me zgjidhjen e dialogut politik, të dyja partitë politike t'ia zgjasin dorën njëra-tjetrës, gjë që do të jetë e dobishme për vendin.  

Të tre deputetet u pajtuan se Raporti është dështues, por edhe më objektiv, i drejtpërdrejtë dhe konkret, me mangësi të evidentuara. U diskutua edhe për politizimin e institucioneve shtetërore, kontrollin mbi mediat, lirinë e të shprehurit, krizën politike.

Theksoi se paraqesin pjesë të rëndësishme nga qytetarët ithtarë të opozitës, por edhe shumë njerëz të papërcaktuar që dëshirojnë ta dëgjojnë zërin e arsyes dhe shpresës.  Siç u tha, kanë për qëllim që ta shkatërrojnë botën bardh e zi në Maqedoni, të depërtojnë në përforcimin e proceseve demokratike dhe të bashkëpunojnë me sektorin civil, të cilin e konsiderojnë si kryesor. Gjithashtu, kërkojnë përfshirje të Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe ndryshim të procesit zgjedhor.  

Në takimin u potencua se problemet duhet të zgjidhen në Parlament dhe interesat partiake dhe personale të mos jenë mbi ato shtetërore.  

Të pranishmit shprehën kënaqësi nga rekomandimi i cekur në Raport dhe shfaqën shpresë se punët e cekura do të prekin te të gjithë të involvuarit, sepse Maqedonisë nuk ka ardhmëri tjetër përveç ardhmërisë evropiane.  

Click