Aktivitetet

E mërkurë, 2 shtator 2015 

VIZITA E Z. ARLEM DEZIR, SEKRETAR SHTETËROR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE PRANË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE ZHVILLIMIT NDËRKOMBËTAR TË REPUBLIKËS SË FRANCËS

Në kuadër të vizitës së Republikës së Maqedonisë, nga ana e Delegacionit francez, të përbërë nga z.  Arlem Dezir, sekretar shtetëror për çështje evropiane pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Republikës së Francës, dhe deputeti dhe kryetar i grupit parlamentar për miqësi me Francën, z.  Filip Duron, në shoqërim të ambasadores franceze në Republikën e Maqedonisë, znj. Lorens Oer sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u mbajt takim i përbashkët i delegacionit me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Politikë të Jashtme. 

Me takimin, kryesoi zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti, e cila e theksoi rëndësinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit parlamentar të të dyja shteteve miqësore. 

Z. Dezir, në fjalimin e tij, theksoi se Franca edhe më tutje do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.  Në lidhje me krizën në rajon dhe më gjerë në BE, e potencoi seriozitetin e problemit me vrullin e madh të refugjatëve nga Siria, por edhe nga vendet tjera të Lindjes së Afërt dhe nga Azia Veriore dhe Qendrore, për Maqedoninë si vend transit në rutën e refugjatëve, por edhe për vendet e BE-së, si destinacion i tyre i fundit.  Në atë drejtim, tha, se BE-ja ka ndarë ndihmë monetare për rajonin, për ballafaqim me këtë krizë, e cila fatkeqësisht pritet të përkeqësohet edhe më tutje. 

Në takimin u këmbyen mendime dhe qëndrime për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe më gjerë në ajon, por edhe për gjendjet aktuale me BE-në.  Nga ana jonë, u potencua përcaktimi për perspektivën e Republikës së Maqedonisë, pas të cilës qëndrojnë partitë politike, si dhe shumica e qytetarëve në vend, me ç'rast, u përshëndet ndërmjetësimi i komunitetit ndërkombëtar, për dalje nga kriza politike në vend. 

Click