Aktivitetet

E martë, 2 dhjetor 2014

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të garantojë siguri dhe prosperitet të rajonit 

Në ditën e dytë të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-KOSAK, që mbahet në Romë, e në të cilën merr pjesë zëvendëskryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Nora Aliti, u zhvillua një debat i pasur në lidhje me perspektivat eurointegruese me temë: Roli global i BE-së dhe projeksioni i politikave të saj në Mediteranin dhe Evropën Lindore. 

Në debatin, ndër të tjerash, u diskutua edhe për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me ç'rast nga më shumë vende u theksua nevoja që ky zgjerim të vazhdojë, gjë që do të garantojë siguri dhe prosperitet në rajon. 

Njëkohësisht, u theksua rëndësia e zgjerimit, jo si instrument për interes gjeopolitik, por si perspektivë e rajonit dhe mundësi për siguri të paqes dhe stabilitetit. Në atë kontekst, Delegacioni i Polonisë, kërkoi që Republikës së Maqedonisë t'i hapen dyert e BE-së, me dhënie të datës për negociata. 

Në atë drejtim u theksua se është i paqëndrueshëm pozicioni i disa vendeve anëtare të BE-së, se për shkak të ngarkimit me probleme ekonomike, BE-ja nuk është në gjendje ta vazhdojë zgjerimin, me ç'rast u citua edhe deklarata e kryetarit të Komisionit Evropian, z. Junker, se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë vende të reja anëtare të BE-së. 

Në bazë të debatit, këto qëndrime u inkorporuan në konkluzionet e KOSAK-ut, me të cilat u konstatua progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e eurointegrimit dhe u potencua rëndësia e vazhdimit të zgjerimit të BE-së, me çka do të kontribuohet për implementimin e reformave të brendshme të vendeve kandidate dhe kandidateve potenciale për anëtarësim në BE. 

Në debatin u diskutua edhe për marrëdhëniet e BE-së me shtetet e Evropës Lindore, me theks të veçantë në Rusinë, në dritën e situatës në Ukrainë dhe për ndikimin mbi furnizimin me energji.  

Click