Udhëheqja parlamentare

E enjte, 11 shtator 2014, Oslo 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË: TË DREJTAT DHE LIRITË KUSHTUESE THEMELORE - PJESËMARRJA, MIRËBESIMI DHE DEBATI PUBLIK SI KUSHTE PËR DEMOKRACINË 

Kolegë të nderuar, 
Zonja dhe zotërinj, 
Shkëlqesi, 

Më lejoni që fillimisht ta falënderoj kryetarin e Stortingut të Norvegjisë, z. Olemik Tomesen, për organizimin e Konferencës evropiane në nivel të kryetarëve të parlamenteve dhe për mirëpritjen në Oslo. 

Më gëzon fakti që pikërisht kjo temë është pjesë e kësaj Konference evropiane, veçanërisht duke i pasur parasysh sfidat para të cilave gjendet shoqëria demokratike moderne, krizën ekonomike dhe trazirat sociale, aktuale disa vitet e fundit.   

Më lejoni të potencoj se një nga vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë pikërisht liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të përcaktuara në Kushtetutën, e të cilat nuk janë të specifikuara vetëm në mënyrë deklarative, por janë të mbrojtura dhe të garantuara me kushtetutë.   

Pra, liritë dhe të drejtat themelore janë të mbrojtura me kushtetutë nga mundësia që me ligj ose akt tjetër në cilëndo mënyrë të kufizohen, përkatësisht u është dhënë vendi që e meritojnë. Në atë kuptim, Kushtetuta është ajo që shkakton mbrojtje juridike, procedurë para gjykatave, si dhe procedurë para Gjykatës Kushtetuese.  

Personalisht, konsideroj se duhet vazhdimisht të punojmë në liritë dhe të drejtat themelore të qytetarit, si një nga bazat e sistemit demokratik, dhe duhet të përforcohet mbrojtja e tyre, të gjenden mënyra të reja ose të pranohet dhe implementohen mënyrat e kontrolluara dhe të realizueshme. Në atë kuptim, sipas shembullit të një pjese të shteteve evropiane (Gjermania, Spanja, Austria, Sllovenia...), e me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, në vijim e sipër është procedura për inkorporim në Kushtetutë institutin Ankesa kushtetuese.  Ashtu siç thash, qëllimi i këtij instituti është që të përforcohet mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut të definuara në Kushtetutën. 

Me këtë iniciativë propozohet futje të kompetencës së Gjykatës kushtetuese që të vendosë për ankesën kushtetuese të paraqitur kundër akteve ose veprave të veçanta ose të organeve shtetërore me të cilat cenohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, e të cilat kanë të bëjnë me: diskriminimin, të drejtën e jetës, torturën, të drejtën e lirisë së njeriut, prezumpcionin e pafajësisë dhe gjykimin e drejtë, lirinë e bindjes, vetëdijes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit, lirinë e të folurit dhe besimit, paraqitjen publike dhe informimin. Si zgjedhës dhe përfaqësues të popullit, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe vigjilent për rreziqet dhe kërcënimet reale për demokracinë, por edhe të jemi të aftë në gjetjen e përgjigjeve dhe zgjidhjeve përkatëse për to. 

Vëmendje të veçantë meriton besimi i qytetarëve, me theks të veçantë te të rinjtë, në institucionet dhe sistemin. Përmes elementeve demokratike të bashkëveprimit përkatës, përmes formave përkatëse dhe mënyrës për përfshirjen e tyre në procesin e miratimit të vendimeve. Jemi dëshmitarë se nevojitet ngritje të vetëdijes publike për nevojën për përfshirje aktive në proceset shoqërore, ngritje të vetëdijes se qytetari nga sistemi nuk ka vetëm obligime, por edhe të drejtë të pjesëmarrjes në krijimin e tij. 

Në Republikën e Maqedonisë në vazhdimësi punohet pikërisht në drejtimin i cili nënkupton atë që u tha më lart. Në punën e Kuvendit para 5 vitesh futëm sistem elektronik modern, E-Parlament, i cili procesin e përgjithshëm legjislativ e bën maksimalisht të arritshëm për qytetarët. Çdo qytetar mund ta ndjekë miratimin e çdo akti të veçantë në Kuvend, por edhe të marrë pjesë me mendime të tij, të inkuadrohet në procesin në mënyrë të cilën ai do ta zgjedhë. U hapën zyra të dedikuara për kontakt të deputetëve me qytetarët, u shfrytëzuan mundësitë e komunikimit përmes internetit, u bënë ndryshime dhe plotësime ligjore në drejtim të avancimit të debatit publik, diskutimit publik në lidhje me zgjidhjet ligjore me interes më të gjerë publik.   

Duhet me përkushtim t'i qasemi faktit se demokracia, si formë e shoqërisë, është më shumë se përmbledhje e lirive dhe të drejtave individuale, më shumë se delegim dhe miratim të vendimeve. 

Doemos duhet vazhdimisht dhe me përkushtim të punohet në forcimin e mirëbesimit dhe interesimit të tyre për pjesëmarrje në debatin publik dhe përfshirje në proceset që do të kontribuojnë për funksionim më të suksesshëm të demokracisë si sistem. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 
Click